Murati ankohet edhe për krizat globale: Si duket, të gjitha ishin ruajtur për mandatin tonë qeverisës

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, deklaroi se gjatë qeverisjes së tyre, kishin probleme të mëdha me krizat globale. Ai tha se, si duket të gjitha këto kriza ishin ruajtur për mandatin e tyre qeverisës. “Ideja është që për tërë mandatin e plotë si mund ta bëjmë Kosovën shtet më të mirë, si…

Lajme

28/01/2025 21:44

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, deklaroi se gjatë qeverisjes së tyre, kishin probleme të mëdha me krizat globale.

Ai tha se, si duket të gjitha këto kriza ishin ruajtur për mandatin e tyre qeverisës.

“Ideja është që për tërë mandatin e plotë si mund ta bëjmë Kosovën shtet më të mirë, si mund ta rrisim mirëqenien, e sidomos tash që këto krizat globale pra u tejkaluan, sepse një problem tjetër që e kemi pas, e sidomos gjatë tërë mandatit tonë, është që pothuajse të gjitha krizat globale ishin pas ruajtur për mandatin tonë. Patëm pandeminë, e kemi pas luftën në Ukrainë, krizën energjetike globale, krizën e inflacionit global”. tha Murati në ATV.