Marrëveshja e Uashingtonit, Hamiti: Kurti e denigronte atëherë, po e lëvdon tash
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot e pranoi rëndësinë e Marrëveshjes së Uashingtonit, të cilën dikur e kritikonte ashpër. Në lidhje me këtë ndryshim qëndrimesh ka reaguar Muhamet Hamiti, anëtar i Kryesisë së LDK-së. Hamiti ka vlerësuar se të panumërta janë kthesat 180 shkallëshe të Kurtit. “E paska ndërruar Albin Kurti qëndrimin për Marrëveshjen e…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot e pranoi rëndësinë e Marrëveshjes së Uashingtonit, të cilën dikur e kritikonte ashpër.
Në lidhje me këtë ndryshim qëndrimesh ka reaguar Muhamet Hamiti, anëtar i Kryesisë së LDK-së.
Hamiti ka vlerësuar se të panumërta janë kthesat 180 shkallëshe të Kurtit.
“E paska ndërruar Albin Kurti qëndrimin për Marrëveshjen e Uashingtonit.
E denigronte atëherë, po e lëvdon tash, mbasi Presidenti Tramp u kthye në Shtëpinë e Bardhë
Të panumërta janë këto kthesa 180-shkallëshe (U-turns, në anglisht) në qëndrimet politike të Kurtit.
Jokonsistenca konsistente e karakterizon liderin e Vetëvendosjes, kryeministrin në largim” – ka shkruar Hamiti.