Çeku: PDK-së në Skenderaj nuk i pengoi me vite komuna paralele e Serbisë që u mbyll më 15 janar, por anuluan organizimin për ministrat
Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit ka akuzuar komunën e Skënderajt se në vitin e kaluar kishin ndërprerë lejen e organizimit të një ngjarje në Runik, pasi sipas tij pushteti lokal kuptoi se ai dhe një ministër tjetër do merrnin pjesë në organizim. Çeku në një postim në Facebook thotë se pushteti lokal në Skënderaj…
Lajme
Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit ka akuzuar komunën e Skënderajt se në vitin e kaluar kishin ndërprerë lejen e organizimit të një ngjarje në Runik, pasi sipas tij pushteti lokal kuptoi se ai dhe një ministër tjetër do merrnin pjesë në organizim.
Çeku në një postim në Facebook thotë se pushteti lokal në Skënderaj pasi kuptuan se ai do jetë i pranishëm kanë thënë: “Nuk kanë çka lypin ministrat në Skënderaj”, transmeton lajmi.net.
“Verën e kaluar, një shoqatë e respektuar e Drenicës na fton në një ngjarje kulturore në Runik, të mbështetur nga Ministria e Kulturës. Kur e kuptojnë nga komuna që pjesëmarrjen e kemi konfirmuar unë e një ministre tjetër, pa asnjë arsyetim e anulojnë lejen për organizimin në fjalë, duke e dështuar atë. “Nuk kanë çka lypin ministrat në Skënderaj”, kishin pas thënë”, shkruan Çeku.
Tutje, Çeku akuzon PDK-në se nuk kanë bërë asgjë për të penguar punën e strukturave paralele në fshatin Banjë që e mbylli qeveria me 15 janar.
“Por, PDK-së atje nuk i ka penguar me vite komuna paralele e Serbisë që ka funksionuar në fshatin Banjë, ngjit me Runikun, pra në Drenicë, e të cilën qeveria e mbylli përfundimisht me 15 janar sivjet. Bashkë me këtë strukturë paralele, me 15 janar u mbyllën gjithsej 33 komuna e institucione tjera paralele të Serbisë gjithandej territorit të Republikës së Kosovës”, shkruhet në postimin e tij në Facebook.
Ja postimi i plotë: