“Serbia po ndërhynë në procesin zgjedhor të 9 shkurtit”
Lista Serbe është një ombrellë e maskuar legalisht për destabilizimin e Kosovës. Kështu u tha në tryezën e Institutit për Studime të Luftës Hibride “OCTOPUS”, ku u diskutua për ndërhyrjen e huaj në zgjedhje dhe ndikimin e saj në sigurinë kombëtare dhe demokraci. Drejtori i Institutit “OCTOPUS”, Arben Fetoshi, tha se lufta hibride e Serbisë…

Lajme
Lista Serbe është një ombrellë e maskuar legalisht për destabilizimin e Kosovës.
Kështu u tha në tryezën e Institutit për Studime të Luftës Hibride “OCTOPUS”, ku u diskutua për ndërhyrjen e huaj në zgjedhje dhe ndikimin e saj në sigurinë kombëtare dhe demokraci.
Drejtori i Institutit “OCTOPUS”, Arben Fetoshi, tha se lufta hibride e Serbisë kundër Kosovës përfshinë aktivitete të kombinuara që minojnë rendin demokratik.
Ai shtoi se Serbia po ndërhynë edhe në procesin zgjedhor të 9 shkurtit, duke ndërhyrë në organizimin politik të serbëve të Kosovës.
Pjesë e këtij diskutimi ishte edhe ambasadori i Finlandës, Matti Nissien, i cili tha se lufta hibride kundër Kosovës më shumë po manifestohet përmes fushatave keqinformuese që synojnë ndarjet etnike.