Për qytetarët veç premtim gjatë fushatës, për deputetët avancohen sigurimet shëndetësore edhe jashtë vendit
Deputetët, stafi politik si dhe pjesëtarët e administratës së Kuvendit të Kosovës do të kenë mundësi që të përfitojnë shërbime të sigurimit shëndetësorë jashtë vendit. Legjislatura e re e Kuvendit përpos benefiteve të tjera që do të kenë nga puna e tyre, do të kenë edhe shërbime të reja të sigurimit shëndetësorë jashtë Kosovës. Ky…
Lajme
Deputetët, stafi politik si dhe pjesëtarët e administratës së Kuvendit të Kosovës do të kenë mundësi që të përfitojnë shërbime të sigurimit shëndetësorë jashtë vendit.
Legjislatura e re e Kuvendit përpos benefiteve të tjera që do të kenë nga puna e tyre, do të kenë edhe shërbime të reja të sigurimit shëndetësorë jashtë Kosovës.
Ky projekt i cili është shpallur si kontratë e arritur tashmë, synon të ofrojë mundësi për përfitime të shërbimeve mjekësore jashtë kufijve të Kosovës, për ata që janë pjesë e Kuvendit.
Kontrata e publikuar tashmë në E-prokurim, e që do të realizohet përmes një procesi të detajuar të prokurimit do të përcaktojë shërbimet që ofrohen si dhe sasinë e shërbimeve të realizuara, transmeton lajmi.net.
Shërbimet mjekësore do të specifikohen në një listë të detajuar, ndërsa sasitë e shërbimeve do të përdoren vetëm në përputhje me nevojat dhe porositë që do të japë AK-ja./Lajmi.net/