I mituri ther të miturin në Llapushnik, arrestohet nga policia

Të premten në fshatin Llapushnik është arrestuar një i mitur që dyshohet ta ketë therur një të mitur tjetër. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht duke e goditur me mjet të mprehtë-thikë viktimën mashkull kosovar i mitur”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës. Viktima ka…

Lajme

25/01/2025 10:57

Të premten në fshatin Llapushnik është arrestuar një i mitur që dyshohet ta ketë therur një të mitur tjetër.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht duke e goditur me mjet të mprehtë-thikë viktimën mashkull kosovar i mitur”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.