Haradinaj viziton “Legjionin Amerikan” – njoftohet me punën për veteranët e luftës
Kandidati për kryeministër të Kosovës nga radhët e koalicionit, AAK-Nisma dhe partnerët, Ramush Haradinaj ka vizituar “Legjionin Amerikan” ku është pritur nga Drejtori Ekzekutiv, Mario Marquez. Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shkruar se përveç takimit me Marquez është pritur edhe nga drejtori, Joseph Sharpe dhe shefja ekzekutive e familjeve ushtarake, Besa Pinchoti, transmeton…
Lajme
Kandidati për kryeministër të Kosovës nga radhët e koalicionit, AAK-Nisma dhe partnerët, Ramush Haradinaj ka vizituar “Legjionin Amerikan” ku është pritur nga Drejtori Ekzekutiv, Mario Marquez.
Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shkruar se përveç takimit me Marquez është pritur edhe nga drejtori, Joseph Sharpe dhe shefja ekzekutive e familjeve ushtarake, Besa Pinchoti, transmeton lajmi.net.
Haradinaj thotë se në këtë takim është njoftuar me punën e tyre për veteranët e luftës dhe familjet e tyre.
Ja postimi i plotë:
“Në kuadër të vizitës në ShBA, jam ftuar për vizitë në Legjionin Amerikan ku u prita nga Drejtori Ekzekutiv Mario Marquez, drejtori Joseph C. Sharpe Jr., dhe Besa Pinchoti, shefe ekzekutive e familjeve ushtarake.
U njoftova lidhur me punën që bëjnë për Veteranët, rregulloret e punës, shtrirjen, si dhe kuadrin ligjor që rregullon funksionimin dhe financimin e kësaj organizate të rëndësishme për veteranët dhe familjet e tyre, si dhe për familjet e të rënëve në mbrojtje të demokracisë, vlerave dhe interesave kombëtare të Shteteve të Bashkuara”, ka shkruar ai.