Shqiptarët e Luginës me sfida të shumta, mungesa e raportimit të drejtë krijon tensione ndëretnike
Mungesa e një raportimi të drejtë dhe të mirë krijon tensione ndëretnike dhe mosbesim në mes të komuniteteve në Kosovë e Serbi. Për shqiptarët në Preshevë problemet kryesore janë Qeveria e Serbisë, Rusia dhe përfaqësuesit e komunitetit serb në parlament të Kosovës, ndërsa për serbët në veri të Kosovës problem mbetet “Qeveria e Kosovës dhe…
Lajme
Mungesa e një raportimi të drejtë dhe të mirë krijon tensione ndëretnike dhe mosbesim në mes të komuniteteve në Kosovë e Serbi. Për shqiptarët në Preshevë problemet kryesore janë Qeveria e Serbisë, Rusia dhe përfaqësuesit e komunitetit serb në parlament të Kosovës, ndërsa për serbët në veri të Kosovës problem mbetet “Qeveria e Kosovës dhe marrëveshjet ndërkombëtare të nënshkruara”.
Kështu u tha në një konferencë për media të titulluar “Serb/Alb Media Mirror”, me rastin e publikimit të analizës së Organizatës joqeveritare “ACDC” dhe organizatës për Hulumtime Sociale “BIRDOI” me temën “Imazhet në kokat dhe zemrat tona: Shqiptarët dhe serbët-njëri për tjetrin”.
Me këtë rast u tha se qëllimi i projektit ka qenë kuptimi i raporteve në mes shqiptarëve dhe serbëve në Serbinë jugore dhe serbët në veri të Kosovës.
Agon Islami nga Shoqata Qytetare “Qendra për Demokraci dhe Arsim-Lugina” nga Bujanoci potencoi se qytetarët shqiptarë në Luginë ballafaqohen me pasivizimin e adresave, mospranimin e diplomave të Kosovës dhe mosintegrimin e shqiptarëve nëpër institucione serbe.
“Përderisa për qytetarët serb në veri të Kosovës problemi më i madh që gjeneron është Qeveria e Kosovës. Të kundërtën e thonë qytetarët shqiptarë. Kemi diku afër 50 për qind që qytetarët shqiptarë në Preshevë, Bujanoc mendojnë që burim i urrejtjes, i konflikteve është Qeveria e Serbisë dhe Rusia. Të kundërtën e thonë qytetarët serb për Kosovën dhe bashkësinë ndërkombëtare. Ka shumë ndasi që i ndajnë dy popujt në mes të shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe të Veriut të Kosovës…Ne ballafaqohemi me pasivizimin e adresave, që është një problem jetik për neve e që askush nuk merret me të… 17 gjeneratave nuk iu pranohen diplomat e Kosovës… 17 gjenerata nuk mund të punësohen nëpër institucionet e ndryshme në Serbi vetëm se kanë diploma të cilat iu shkruan Republika e Kosovës… Mos integrimi i shqiptarëve nëpër institucione (në Serbi) është gjithashtu një problem tejet i madh”, theksoi Islami.
Drejtori i ACDC-së, Dushan Radakoviq tha se rol të madh kanë edhe mediat në mënyrë se si ato raportojnë për çështje dhe temat e ndryshme, duke bërë një polarizim të madh tek publiku sipas tij.
“Qëllimi i projektit ka qenë që më mirë t’i kuptojmë raportet në mes të shqiptarëve dhe serbëve në Serbinë jugore dhe serbët në veri të Kosovës…Hulumtimi është realizuar në këtë projekt dhe ka ofruar një perceptim më të thellë, qëndrime më të thella dhe sfida me të cilat janë ballafaquar qytetarët e këtyre trevave…Serbët nga veriu i Kosovës e shohin Qeverinë e Kosovës si burim kryesor i problemeve. 82 për qind e të anketuarve mendojnë se masat e Prishtinës para se gjithash Qeveria e Kosovës nuk i bëjnë mirë komunitetit të tyre. Organizatat ndërkombëtare janë faktorët që e destabilizojnë religjionin. Problemet kryesore kanë të bëjnë me sigurinë ekonomike… Rol të madh kanë edhe mediat në mënyrë se si ato raportojnë për çështjet dhe temat e ndryshme, duke bërë një polarizim të madh tek publiku”, tha Radokoviq.
Derisa iu referohet hulumtimit shprehet se në veri të Kosovës edhe në Luginën e Preshevës ka etnonacionalizëm.
Përveç kësaj, Radokoviq tha se mungesa e një raportimi të drejtë dhe të mirë krijon tensione ndëretnike dhe mosbesim në mes të komuniteteve.
“Hulumtimi tregon se në veri të Kosovës edhe në Luginën e Preshevës kemi etnonacionalizëm, cili e kufizon mundësinë e zhvillimit të vlerave të përbashkëta të bazuara në identitetin qytetar. Kjo ndikon shumë në perceptimin dhe raportet ndëretnike dhe në një masë të madhe reflektojnë narrative politike. Dhe mungesa e një raportimi të drejtë dhe të mirë krijon tensione ndëretnike dhe mosbesim në mes të komuniteteve”, potencon Radakoviq.
Ndërkaq, drejtori i BIRODI-t, Zoran Gavriloviq, ndau një detaj interesant sipas tij të hulumtimit, duke treguar se “të anketuarit të cilët jetojnë në hapësirat e Luginës së Preshevës nuk janë mjaft të informuar për atë se çka ndodhë në Serbi e që është edhe përgjegjësi e shtetit të Serbisë”.
Gavriloviq tha se mbi 50 për qind të të anketuarve mendojnë se Qeveria e Kosovës dhe ministritë që merren me të drejtat e komuniteteve nuk e bëjnë punën e vet siç duhet.
“Kemi të anketuar të cilët jetojnë në veri të Kosovës të cilët nuk janë të informuar dhe nuk informohen për atë që po ndodhë në Luginën e Preshevës. Dhe ajo që është interesant, të anketuarit të cilët jetojnë në hapësirat e Luginës së Preshevës nuk janë mjaftë të informuar për atë se çka ndodhë në Serbi e që është edhe përgjegjësi e shtetit të Serbisë… Si është gjendja me institucionet të cilat paraqesin serbët në Kosovë. Mund të flet fakti se 40 për qind apo më shumë serb në komunat dhe në kuvendet komunale e paraqesin në mënyrë negative komunitetin serb. Gjithashtu 55 për qind të të anketuarve mendojnë që Qeveria e Kosovës dhe ministritë që merren me të drejtat e komuniteteve nuk e bëjnë punën e vet siç duhet… Në Luginën e Preshevës ka pa kënaqësi në masë të madhe. 40.8 për qind për përfaqësimin e komunitetit shqiptar në parlament të Serbisë. Derisa kur janë në pyetje raportet apo qëndrimi ndaj ministrive që merren me komunitetet, aty komunitete pakicë, aty ka gjithçka nga pak”, tha Gavriloviq.
Ndër të tjera, Gavriloviq potencon se për qytetarët shqiptarë në Preshevë problemet kryesore janë Qeveria e Serbisë, Rusia dhe përfaqësuesit e komunitetit serb në parlament të Kosovës.
Në anën tjetër, ai thotë se në bazë të hulumtimet del se për qytetarët serbë në veri të Kosovës mbetet Qeveria e Kosovës dhe marrëveshjet ndërkombëtare të nënshkruara.
“Në mediat e Serbisë kryetari i Serbisë dominon dhe qeveria thjesht aty nuk ekziston… Këtu i kemi problemet e ndara nga ana serbe është veriu, Qeveria e Kosovës për serbët dhe marrëveshjet të cilat janë nënshkruar, para se gjithash ajo e Brukselit dhe e Ohrit. Dhe nga ana shqiptare në Preshevë problemet janë qeveria e Serbisë, Rusia dhe përfaqësuesit e komunitetit serb në parlament të Kosovës”, tregon Gavriloviq.
Në konferencë u tha se pjesë këtij anketimi ishin 250 qytetarë.