Osmani nuk udhëtoi për në ShBA, delegacioni presidencial takohet me Zv. Ndihmës Sekretarin e Shtetit amerikan

Delegacioni i presidencës së Kosovës, i përbërë nga shefja e stafit të presidentes Vjosa Osmani, Learta Hollaj dhe Këshilltarja për Politikë të Jashtme, Rejhan Vuniqi, gjatë vizitës së tyre në Washington janë takuar me Zv. Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Alexander Kasanof. Në njoftim për media bëhet e ditur se ata kanë biseduar për zhvillimet e…

Lajme

22/01/2025 16:11

Delegacioni i presidencës së Kosovës, i përbërë nga shefja e stafit të presidentes Vjosa Osmani, Learta Hollaj dhe Këshilltarja për Politikë të Jashtme, Rejhan Vuniqi, gjatë vizitës së tyre në Washington janë takuar me Zv. Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Alexander Kasanof.

Në njoftim për media bëhet e ditur se ata kanë biseduar për zhvillimet e fundit në marrëdhëniet biletarale, me theks të veçantë te Dialogu Strategjik Kosovë-SHBA.

“Duke qenë dita e parë e punës e administratës së re të udhëhequr nga Presidenti Trump, Presidenca konfirmoi përkushtimin e saj të plotë për thellimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve dhe zgjerimin e bashkëpunimit, duke potencuar se ruajtja dhe avancimi i sigurisë si dhe fuqizimi dhe afirmimi ndërkombëtar i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, nga ana e Zv.Ndihmës Sekretarit të Shtetit, Kasanof, u theksua rëndësia e vazhdimit të procesit të dialogut Kosovë-Serbi, ndërsa nga Presidenca u ritheksua nevoja që Dialogu të përqendrohet në njohjen reciproke.