Xumi pas daljes nga BBVA kërkon falje për sharjen drejtuar Gjestit, e mohon ta ketë thënë për atë
Xum Allushi është banori i cili u eliminua dje nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4 pas një nominimi kokë me kokë me “simpatinë” e tij, Eglin. Gjatë qëndrimit të tij brenda shtëpisë ditëve të fundit, Xumi në një moment ka sharë rëndë Gjestin. Ai e ka sharë atë duke i përmendur motrën, shkruan…
ShowBiz
Xum Allushi është banori i cili u eliminua dje nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4 pas një nominimi kokë me kokë me “simpatinë” e tij, Eglin.
Gjatë qëndrimit të tij brenda shtëpisë ditëve të fundit, Xumi në një moment ka sharë rëndë Gjestin.
Ai e ka sharë atë duke i përmendur motrën, shkruan lajmi.net.
Menjëherë pas daljes, Xumi në një intervistë dhënë për emisionin Shqipëria Live në Top Channel ka kërkuar falje ndonëse thotë që nuk ia kishte drejtuar Gjestit.
“Nëse padashur, duke dit që presioni aty është tepër i madh, dua ta sqaroj edhe këtë pjese meqë e cekëm. Absolutisht në asnjë moment nuk kam drejtuar fjalë ofenduese kundrejt Gjestit. Ne e kemi i çik shqiptarët se në një situatë tensioni e lëshojmë një sharje momenti por në asnjë moment absolutisht nuk ka qenë për Gjestin. Ka qenë një sharje momenti që e lëshojmë por kërkoj ndjesë sigurisht. Nuk është etika ime në përditshmërinë time, por ka qenë në nerva e sipër në lidhje me situatën, rëndesën e gjësë por jo me Gjestin në asnjë moment”, ka thënë Xumi.
Eliminimi i tij ka ardhur pasi Egli qoi veten dhe Xumin në nominim kokë më kokë si avantazh pas hapjes së Kutisë së Pandores.
Sipas Eglit, këtë e bëri pasi që Xumi po i bënte presion për një lidhje dashurie mes tyre ndonëse Egli nuk donte.
Egli me hyrjen e Gjestit në shtëpi i cili është bërë “fenomen” brenda dhe jashtë shtëpisë, i është afruar e që nga banorët e tjerë po konsiderohet si “dashuri për interes”. /Lajmi.net/