MPJ konfirmon se Gërvalla ishte në Washington, s’flet për takimet
Ministria e Jashtme e Kosovës nuk ka pranuar të flasë aktualisht mbi takimet e zhvilluara ose jo, të kryediplomates, Donika Gërvalla – Schwarz në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një përgjigje për klankosova, Ministria e Jashtme ka konfirmuar se ajo ishte në Shtetet e Bashkuara, por tashmë është kthyer në Kosovë. ”Në lidhje me…
Lajme
Ministria e Jashtme e Kosovës nuk ka pranuar të flasë aktualisht mbi takimet e zhvilluara ose jo, të kryediplomates, Donika Gërvalla – Schwarz në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në një përgjigje për klankosova, Ministria e Jashtme ka konfirmuar se ajo ishte në Shtetet e Bashkuara, por tashmë është kthyer në Kosovë.
”Në lidhje me pyetjet tuaja ju njoftojmë që Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e MPJD-së, Donika Gërvalla, është kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Rreth takimeve zyrtare të zhvilluara atje nuk do të mund të flasim në këtë moment”.
Ndryshe më herët ishte raportuar për udhëtimin e zëvendëskryeministres Gërvalla Schwarz në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në tentativë për të realizuar takime me zyrtarë të lartë amerikanë.
Megjithatë ajo mësohet se qëndroi në një hotel në Washington D.C, për dy ditë, pa asnjë rezultat në nivelin diplomatik.
Se cili do të jetë komenti i MPJ-së pasi sot nuk dhanë një qëndrim mbi takimet, mbetet të shihet në ditët në vijim.