Osmani takon deputetin Klein, flasin për marrëdhëniet Kosovë-Gjermani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim deputetin e Bundestagut, Volkmar Klein, i cili po qëndron në vendin tonë. Sipas njoftimit nga Presidenca, gjatë këtij takimi u diskutua mbi marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, me fokus në fuqizimin dhe thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit dypalësh, duke përfshirë zhvillimin ekonomik dhe çështjet e sigurisë.…

Lajme

22/01/2025 14:05

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim deputetin e Bundestagut, Volkmar Klein, i cili po qëndron në vendin tonë.

Sipas njoftimit nga Presidenca, gjatë këtij takimi u diskutua mbi marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, me fokus në fuqizimin dhe thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit dypalësh, duke përfshirë zhvillimin ekonomik dhe çështjet e sigurisë.

“Presidentja Osmani shprehu mirënjohje për Klein, duke e falënderuar për mbështetjen e tij të vazhdueshme për Kosovën”, thuhet në njoftim.

Tutje theksohet se në takim u riafirmua rëndësia e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe vullneti i përbashkët për avancimin e prioriteteve të përbashkëta.