Limaj për anëtarësimin e Kosovës në NATO: E dimë çka po flasim

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se do të punojnë shumë që ta realizojnë premtimin për anëtarësim sa më të shpejtë të Kosovës në NATO. Limaj në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1 ka thënë se nëse dikush punon që të kthehet nga një konsumues i sigurisë në eksportues sigurie atëherë ‘gjithkush ta…

Lajme

21/01/2025 23:32

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se do të punojnë shumë që ta realizojnë premtimin për anëtarësim sa më të shpejtë të Kosovës në NATO.

Limaj në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1 ka thënë se nëse dikush punon që të kthehet nga një konsumues i sigurisë në eksportues sigurie atëherë ‘gjithkush ta gjen një rrugë’.

“Në rrugën normale e me të drejtë secili vend ka shkuar përmes partneritetit. Partneriteti merr 10-15vjet. Kosova është rast specific dhe nuk është Shqipëri, Maqedoni ose Kroaci. Ne jemi të bekuar që e kemi NATO këtu, forcat tona të armatosura, ushtria e Kosovës nga themeli është e ndërtuar bashkë me ata prej ditës së parë. Ne kemi kaluar në këto rrugë, ne e dimë si bëhen këto punë. Jam duke thënë që kur ka miq gjendet rruga. Miqtë tanë kanë nevojë për një rajon të sigurtë dhe nëse ju kërkoni dhe jeni duke punuar fort që me u kthy nga një konsumues i sigurisë në eksportues sigurie gjithkush ta gjen një rrugë. Mos kërkoni diçka më tepër por e dimë çfarë po flasim, Haradinaj e di cfarë po flet. Amerika është shtet serioz në politikat e sigurisë në politikat e jashtme. Ky është premtim i Haradinajt ne do të punojmë fort që sa më shpejt vendin tonë ta fusim në ombrellën e NATO-s. NATO nuk është vetëm siguri është ekonomi është zhvillim është demokraci”, ka thënë Limaj.