Shefi i ushtrisë izraelite jep dorëheqje për shkak të sulmit të 7 tetorit

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Izraelit, Herzi Halevi, njoftoi të martën se ka dorëzuar dorëheqjen nga detyra, duke marrë përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës të Hamasit më 7 tetor 2023 në Izrael. Ndërkohë, ushtria izraelite e kreu një operacion të madh ushtarak në Bregun e okupuar Perëndimor të martën, duke i vrarë gjashtë…

Bota

21/01/2025 17:39

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Izraelit, Herzi Halevi, njoftoi të martën se ka dorëzuar dorëheqjen nga detyra, duke marrë përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës të Hamasit më 7 tetor 2023 në Izrael.

Ndërkohë, ushtria izraelite e kreu një operacion të madh ushtarak në Bregun e okupuar Perëndimor të martën, duke i vrarë gjashtë njerëz dhe duke i plagosur 35 të tjerë, sipas Ministrisë palestineze së Shëndetësisë.

Halevi, i cili mori detyrën në janar 2023, tha se dorëheqja e tij do të hyjë n fuqi më 6 mars.

Gjenerallejtënant Halevi është zyrtari më i lartë izraelit që jep dorëheqje për shkak të dështimit të sigurisë më 7 tetor 2023, kur mijëra militantë të udhëhequr nga Hamasi – grupi palestinez i shpallur terrorist nga SHBA dhe BE – u futën në jug të Izraelit dhe sulmuan komunitetet pranë kufirit dhe bazat ushtarake.