Liria mbetet pa trajner
Klubi i futbollit “Liria” ka mbetur pa trajner. Klubi nga Prizreni ka vendosur që ta lirojë nga detyra trajnerin e deritanishëm Bledar Devollin. “Si një qytet me traditë dhe kulturë, Liria duhet të respektohet si brenda ashtu edhe jashtë fushës. Synimet e klubit janë të qarta dhe do të vazhdojmë së bashku drejt suksesit. Falënderojmë…
Sport
Klubi i futbollit “Liria” ka mbetur pa trajner. Klubi nga Prizreni ka vendosur që ta lirojë nga detyra trajnerin e deritanishëm Bledar Devollin.
“Si një qytet me traditë dhe kulturë, Liria duhet të respektohet si brenda ashtu edhe jashtë fushës. Synimet e klubit janë të qarta dhe do të vazhdojmë së bashku drejt suksesit. Falënderojmë trajnerin Devolli për angazhimin dhe kontributin e dhënë gjatë kohës që ishte pjesë e klubit dhe i urojmë suksese në të ardhmen. FC Liria vazhdon përpara me të njëjtin përkushtim dhe ambicie për të arritur objektivat tona.”, thuhet në njoftimin e Lirisë.
Ende nuk dihet se kush do të jetë pasuesi i Devollit të Liria.