Agjencia për Informim dhe Privatësi kërkon nga partitë politike që të mbrojnë të dhënat personale të qytetarëve

Agjencia për Informim dhe Privatësi ka kërkuar nga partitë politike që të ruajnë të dhënat personale të qytetarëve të Kosovës, gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. AIP njofton se në vitet e fundit ka pranuar ankesa të adresuara nga qytetarët ndaj partive politike për përdorimin e të dhënave personale të qytetarëve në…

Lajme

21/01/2025 12:22

Agjencia për Informim dhe Privatësi ka kërkuar nga partitë politike që të ruajnë të dhënat personale të qytetarëve të Kosovës, gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

AIP njofton se në vitet e fundit ka pranuar ankesa të adresuara nga qytetarët ndaj partive politike për përdorimin e të dhënave personale të qytetarëve në mënyrë të paautorizuar, duke aplikuar
marketingun e drejtpërdrejtë, të cilat raste, janë trajtuar përkitazi me ligjin.

Kjo agjenci bënë thirrje që partitë politike të zbatojnë ligjin dhe të mos përdoren të dhënat personale të qytetarëve duke mos ekspozuar  të dhënat personale gjatë komunikimit nëpërmjet postës elektronike (e-mail), mesazhet (SMS) dhe thirrjet telefonike, pa pëlqim paraprak.

Kujtojmë që disa nga partitë politike në Kosovë janë dënuar me gjoba në të holla nga PZAP për gjuhën e përdorur gjatë tubimeve elektorale./Lajmi.net/