Presidentja priti në takim ambasadorin e Turqisë, Sabri Tunç Angılı, diskutohet për raportet bilaterale

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, me të cilin diskutuan për zhvillimet e fundit politike në vend si dhe thellimin e mëtejmë të raporteve bilaterale me Turqinë. Gjatë takimit, Osmani vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë dhe marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy…

Lajme

20/01/2025 11:42

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, me të cilin diskutuan për zhvillimet e fundit politike në vend si dhe thellimin e mëtejmë të raporteve bilaterale me Turqinë.

Gjatë takimit, Osmani vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë dhe marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy shteteve, duke potencuar se Turqia mbetet partnere strategjike dhe mbështetëse e fuqishme e Kosovës.

Osmani shtroi nevojën e vazhdimit të mbështetjes turke ndaj Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, njohje të mëtejmë dhe vazhdimin e thellimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.

Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit dhe avancimin e interesave të përbashkëta të të dyja shteteve, duke përforcuar lidhjet miqësore dhe bashkëpunimin afatgjatë./Lajmi.net/