Albert Krasniqi ia numëron Kurtit dhe VV’së të bëmat gjatë këtyre ditëve: Po mendojnë se dinë edhe me këndu
Albert Krasniqi nga Demokracia Plus ka renditur veprimet e VV’së që ka bërë gjatë këtyre ditëve të fushatës zgjedhore. Krasniqi ka filluar nga shpërndarja e shtesave financiare prej 70 milionë euro, të cilën e cilëson si përpjekje për blerje votash, e deri tek sulmet ndaj drejtësisë duke kërkuar një Kryeprokuror që ka simpati për Kryeministrin.…
Lajme
Albert Krasniqi nga Demokracia Plus ka renditur veprimet e VV’së që ka bërë gjatë këtyre ditëve të fushatës zgjedhore.
Krasniqi ka filluar nga shpërndarja e shtesave financiare prej 70 milionë euro, të cilën e cilëson si përpjekje për blerje votash, e deri tek sulmet ndaj drejtësisë duke kërkuar një Kryeprokuror që ka simpati për Kryeministrin.
Krasniqi nuk la pa përmendur edhe këndimet e ministrave të këtij pushtetit në tubimet elektorale për të cilat thotë se aq shumë vetëbesim ka ky pushtet, saqë mendojnë se dinë edhe të këndojnë.
Postimi i plotë:
Çfarë ka treguar VV gjatë këtyre ditëve të fushatës zgjedhore:
1. Shpërndarje të shtesave financiare prej 70 milionë euro, si përpjekje për blerje votash;
2. Thirrje për dhunë dhe përdorim të gjuhës fyese ndaj opozitës;
3. Keqpërdorim i pozitës në KQZ për përfitime politike;
4. Bojkot i mediave dhe ikje nga debatet publike;
5. Përdorim i policisë për qëllime politike pa respektuar rregullat ligjore;
6. Kapje të institucionit të pavarur siç është Komisioni i Pavarur për Media;
7. Shpërndarje të kartelave të punësimit në KEK në kohë fushate;
8. Sulme ndaj bizneseve të mëdha, pasi ato duhet të merren vetëm me gjëra të vogla;
9. Sulme ndaj institucioneve të drejtësisë duke kërkuar një Kryeprokuror që ka simpati për Kryeministrin.
Pushteti i përqendruar në duart e një partie të vetme politike u jep aq shumë vetëbesim, saqë fillojnë të mendojnë se dinë edhe të këndojnë!