“Rugova ka dëshmuar në Hagë kundër Millosheviqit, Donika Gërvalla ka deponuar materiale kundër UÇK-së” – Mehmetaj bën ndarjen
Gazetari Lirim Mehmetaj ka bërë një ndarje të qartë mes rolit historik të Ibrahim Rugovës dhe qëndrimeve të Donika Gërvallës, duke vënë theksin në dallimet e thella në qasjet dhe veprimet e tyre. Mehmetaj deklaroi se Rugova dëshmoi në Hagë kundër Sllobodan Millosheviqit, ndërsa Donika Gërvalla ka deponuar materiale kundër themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të…
Lajme
Gazetari Lirim Mehmetaj ka bërë një ndarje të qartë mes rolit historik të Ibrahim Rugovës dhe qëndrimeve të Donika Gërvallës, duke vënë theksin në dallimet e thella në qasjet dhe veprimet e tyre.
Mehmetaj deklaroi se Rugova dëshmoi në Hagë kundër Sllobodan Millosheviqit, ndërsa Donika Gërvalla ka deponuar materiale kundër themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Gjykatën Speciale.
“Donika Gërvalla ka shkuar në Hagë dhe ka deponuar materiale kundër themeluesve të UËK-së. Rugova ka shkruar në Hagë e ka deponuar dëshmi kundër Sllobodan Millosheviqit. Pra ndarja është jashtëzakonisht e madhe”, ka thënë Mehmetaj në Debat Plus.
Sipas Mehmetajt, biografia e vetëshkruar e Gërvallës përfshin një moment ku ajo i quan “ekstremistë të luftës” ushtarët e UÇK-së, në kontekstin e varrimit të babait të saj, Jusuf Gërvalla, në vitin 2002.
“E ka një biografi në internet Donika Gërvalla, biografi që vetë e ka shkruar. Dhe thotë në vitin 2002 varrimi i babait të saj, heroit Jusuf Gërvalla, ‘ka qenë eventi i parë i madh që nuk ishte kontrolluar ekstremistë e luftës pas vitit 1999′. Pra ushtarët e UÇK-së i quan ekstremistë të luftës. Tash paramendoni a kish pas mundësi me qenë në një parti me babën e vet, i cili është përgjegjës pse e kemi pas UÇK. Tash më bë dallim mes saj dhe Rugovës’, ka thënë Mehmetaj.
Mehmetaj shtoi se kjo tregon distancën e saj ideologjike nga UÇK-ja, ndërsa kujtoi mbështetjen e Rugovës për këtë krah ushtrak gjatë Konferencës së Rambujesë, kur presidenti historik deklaroi se “ose qëndron UÇK-ja, ose nuk qëndron asnjë nga ne”.
“Sipas Mark Weller kur në Ramabuje është kërkuar dëbimi i UÇK-së nga konferenca nga pala serbe, me demek si palë që nuk e njohin, Rugova ka thënë ‘ose qëndron UÇK-ja ose asnjë nga ne’”.
Ndërkohë, Donika Gërvalla, gjatë një fjalimi në Istog ka thënë se “shpirti i Ibrahim Rugovës”, është në “Guxo”, e jo në subjektin politik që Rugova kishte themeluar, LDK.
“LDK-ja e Rugovës ka vdekur, të nderuar zonja dhe zotërinj, por shpirti i tij jeton në partinë Guxo. Kushdo që pyet nga vjen Guxo dhe çfarë na shtyn përpara mund të shoh atë. Rugova është në Guxo, jo më në lidhjen e re, në rrugën e re, pra në qorrsokak. Për këtë arsyeje unë i ftoj votues tradicional të LDK, nëse ju ende besoni vizionin e presidentit Rugova, nëse ende besoni në një të drejt të qëndrueshme, derën e keni të hapur në partin Guxo”, ka thënë Gërvalla.