Zyrtare, Vëllaznimi emëron trajnerin e ri
Klubi i futbollit “Vëllaznimi” ka arritur marrëveshje me trajnerin e mirënjohur Mirel Josa. “Me kënaqësi ju njoftojmë që KF Vëllaznimi ka arritur marrëveshje me Trajnerin e mirënjohur Mirel Josa. Josa nga sot e ka filluar detyrën e shefit të shtabit teknik në klubin kuq e zi dhe përgatitjet për sezonin pranverore.”, thuhet në njoftimin e…
Sport
Klubi i futbollit “Vëllaznimi” ka arritur marrëveshje me trajnerin e mirënjohur Mirel Josa.
“Me kënaqësi ju njoftojmë që KF Vëllaznimi ka arritur marrëveshje me Trajnerin e mirënjohur Mirel Josa. Josa nga sot e ka filluar detyrën e shefit të shtabit teknik në klubin kuq e zi dhe përgatitjet për sezonin pranverore.”, thuhet në njoftimin e Vëllaznimit.
Mirel Josa një emër i njohur në futbollin mbarëshqiptar, me një përvojë të jashtëzakonshme. Në karrierën e tij ai ka fituar pesë herë titullin e kampionit në Shqipëri, dy herë Kupën e Shqipërisë, dy herë Superkupën e Shqipërisë, dhe një herë Kupën e Kosovës
Ai ka trajnuar klube të mëdha si KF Tirana, FC Skënderbeu, KF Vllaznia dhe FC Prishtina.