Çahet diga e hidrocentralit në Himarë, nis evakuimi i banorëve

Policia e Shtetit e Shqipërisë ka njoftuar se është kanë pranuar informacion se në Himarë, dyshohet se është çarë diga e hidrocentralit, duke krijuar rrezik për përmbytje. Në njoftim thuhet se në vend të ngjarjes ndodhen shërbimet e policisë dhe emergjencave civile, të cilët thuhet se po punojnë për të siguruar evakuimin e çdo personi…

Lajme

16/01/2025 14:48

Policia e Shtetit e Shqipërisë ka njoftuar se është kanë pranuar informacion se në Himarë, dyshohet se është çarë diga e hidrocentralit, duke krijuar rrezik për përmbytje.

Në njoftim thuhet se në vend të ngjarjes ndodhen shërbimet e policisë dhe emergjencave civile, të cilët thuhet se po punojnë për të siguruar evakuimin e çdo personi që mund të jetë në rrezik.

“Deri tani janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa situata po monitorohet nga afër për të shmangur pasoja të tjera”, thuhet në njoftim.

Policia i ka ftuar qytetarët që të shmangin lëvizjet në zonën e rrezikuar dhe të raportojnë menjëherë për çdo rast emergjence.