“Kanë shfrytëzuar daljet alternative për të ikur nga vendi i punës”, ndërmarrja Trepça largon dy punëtorë nga puna
Ndërmarrja Trepça Sh.A ka larguar përkohësisht nga puna edhe dy punëtorë të tjerë. Përmes një postimi në Facebook, Trepça ka njoftuar se punëtorët e larguar B.Sh dhe E.K janë larguar nga puna me urdhër të u.d të Kryeshefit Ekzekutiv, shkruan lajmi.net. “Të njëjtit me datën 07.02.2025 kanë ikur nga vendi i punës dhe kanë shfrytëzuar…
Lajme
Ndërmarrja Trepça Sh.A ka larguar përkohësisht nga puna edhe dy punëtorë të tjerë.
Përmes një postimi në Facebook, Trepça ka njoftuar se punëtorët e larguar B.Sh dhe E.K janë larguar nga puna me urdhër të u.d të Kryeshefit Ekzekutiv, shkruan lajmi.net.
“Të njëjtit me datën 07.02.2025 kanë ikur nga vendi i punës dhe kanë shfrytëzuar daljet alternative për të ikur nga vendi i punës, ashtu që kanë kryer shkelje të detyrave të punës sipas Rregullores për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/
Postimi i plotë në Facebook: