Dy kandidatë për drejtor të QKUK-së, Bordi ende nuk e ka formuar komisionin

Dy kandidatë ia kanë mësyrë pozitës së drejtorit të QKUK-së, por Bordi Drejtues i SHSKUK-së ende nuk e ka formuar komisionin përzgjedhës. Dy kandidatë ia kanë mësyrë pozitës së drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ud.drejtori aktual Osman Hajdari dhe Dr. Gëzim Murseli, aktualisht drejtor në Qendrën Kombëtare të Mjekësisë Sportive, shkruan Gazeta Shneta.…

Lajme

16/01/2025 13:39

Dy kandidatë ia kanë mësyrë pozitës së drejtorit të QKUK-së, por Bordi Drejtues i SHSKUK-së ende nuk e ka formuar komisionin përzgjedhës.

Dy kandidatë ia kanë mësyrë pozitës së drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ud.drejtori aktual Osman Hajdari dhe Dr. Gëzim Murseli, aktualisht drejtor në Qendrën Kombëtare të Mjekësisë Sportive, shkruan Gazeta Shneta.

Konkursi i hapur në dhjetor të vitit të kaluar është mbyllur më 2 janar të këtij viti.

Tashmë janë bërë më shumë se dy javë nga mbyllja e afatit për dorëzimin e aplikacioneve, por procesi ende nuk ka vazhduar tutje.

Kjo për arsye se Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar, i cili e ka për detyrë që të emëroj komisionin për këtë konkurs, ende nuk e ka marr këtë vendim.
Bazuar në Rregulloren 30/2024 për Procedurën e Pranimit të Nëpunësve të Shërbimit Publik në Sektorin e Shëndetësisë, verifikimi i kandidatëve duhet të bëhet jo më larg se 15 ditë nga data kur është mbyllur afati për aplikim.

Emrat e kandidatëve për këtë pozitë ende nuk janë publikuar në uebfaqen e SHSKUK-së.

Gazeta e ka pyetur SHSKUK-në dhe Bordin Drejtues në lidhje me këtë procedurë, por të njëjtit ende nuk kanë kthyer përgjigje.