Përfshirja e fëmijëve në fushatë, KOMF: Shkelje e të drejtave të tyre, prindërit të mos i marrin në aktivitete partiake

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve u ka bërë thirrje partive politike që të mos i përdorin fëmijët gjatë fushatës zgjedhore. Sipas KOMF, përfshirja e fëmijëve në fushatë elektorale nga subjektet politike përbën shkelje të të drejtave të tyre, shfrytëzim, e në të njëjtën kohë nuk është në interesin më të mirë të tyre.…

Lajme

16/01/2025 13:06

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve u ka bërë thirrje partive politike që të mos i përdorin fëmijët gjatë fushatës zgjedhore.

Sipas KOMF, përfshirja e fëmijëve në fushatë elektorale nga subjektet politike përbën shkelje të të drejtave të tyre, shfrytëzim, e në të njëjtën kohë nuk është në interesin më të mirë të tyre.

Duke i bërë thirrje KQZ-së që të monitorojë nga afër aktivitetet e subjekteve politike në lidhje me përdorimin e fëmijëve në fushatë, KOMF gjithashtu i bën thirrje edhe prindërve të mos i politzojnë fëmijët dhe që në asnjë formë të mos i marri nata në aktivitete zgjedhore.

“KOMF i bën thirrje mediave të cilat mbulojnë fushatën zgjedhore, që të ndërmarrin një rol aktiv në monitorimin e situatës dhe të bëjnë publike rastet ku fëmijët shfrytëzohen për qëllime partiake gjatë fushatës elektorale, gjithmonë duke mbrojtur identitetin dhe integritetin e fëmijës”, thuhet në reagimin e KOMF. /Lajmi.net/