Ankesa e Vetëvendosjes, AAK-ja dënohet nga PZAP-ja me 12 mijë euro gjobë
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është dënuar me 12 mijë euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Deri tek ky vendim nga PZAP erdhi pas ankesës së parashtruar nga Lëvizja Vetëvendosje. Gjobën prej 12 mijë eurove, AAK duhet ta paguajë brenda 15 ditëve. Në vendimin e publikuar nga PZAP thuhet se kanë pranuar ankesën…
Lajme
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është dënuar me 12 mijë euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Deri tek ky vendim nga PZAP erdhi pas ankesës së parashtruar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Gjobën prej 12 mijë eurove, AAK duhet ta paguajë brenda 15 ditëve.
Në vendimin e publikuar nga PZAP thuhet se kanë pranuar ankesën e VV-së dhe se AAK-ja ka shkelur Kodin e Mirësjelljes për Subjektet politike, prandaj dënohet me 12 mijë euro, transmeton lajmi.net.
Përpos AAK-së, PZAP ka dënuar edhe LDK-në me 20 mijë euro nga një ankesë e bërë nga Lëvizja Vetëvendosje si dhe VV-ja u dënua me 3 mijë euro nga një ankesë e bërë nga LDK-ja.
Fushata zgjedhore ka nisur më 11 janar, ndërsa zgjedhjet do të mbahen më 9 shkurt./Lajmi.net/
https://pzap.rks-gov.net/wp-content/uploads/2025/01/Anr.27-Vendim.pdf