Përveç se në shqip, G-Bani dhe Laerti flasin “zi e terr” edhe në greqisht për Gjestin – Videoja bëhet virale por produksioni nuk e dha
Një bisedë mes G Bani dhe Laert Vasili, zhvilluar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, është bërë objekt diskutimi të madh në rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime të ashpra nga ndjekësit e formatit. Në këtë bisedë, dyshja dëgjohen duke folur në gjuhën greke, një veprim që shkel hapur rregullat e programit, i cili kërkon…
ShowBiz
Një bisedë mes G Bani dhe Laert Vasili, zhvilluar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, është bërë objekt diskutimi të madh në rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime të ashpra nga ndjekësit e formatit.
Në këtë bisedë, dyshja dëgjohen duke folur në gjuhën greke, një veprim që shkel hapur rregullat e programit, i cili kërkon që komunikimi të bëhet vetëm në shqip.
Përmbajtja e kësaj bisede ka qenë veçanërisht shqetësuese. G Bani është dëgjuar duke thënë: “A e di se çfarë mund t’i bëj kësaj k**ve jashtë? Mund ta mbyll”. Këto fjalë, të cilat konsiderohen si kërcënuese ndaj konkurrentit tjetër, Gjestit, kanë ngritur shqetësime të mëdha.
Nga ana tjetër, Laerti është dëgjuar duke u përpjekur ta qetësojë situatën, por kjo nuk e ka ulur indinjatën e publikut.
Në spektaklin e fundit, familja e G Bani kishte reaguar publikisht për sjelljet e tij. Në një letër të hapur, ata i kërkuan falje familjes së Gjestit për veprimet dhe komentet e papërshtatshme të djalit të tyre, përfshirë edhe përmendjen e familjes së konkurrentit në diskutime.
Në fund të bisedës, mund të dëgjohet edhe produksioni që i tërheq vëmendjen G Banit, duke i thënë “Kujdes me mikrofonin”, por i njëjti refuzon të bindet.