Ambasada e Francës: Institucionet ‘paralele’ të trajtohen përmes dialogut

Ambasada e Francës në Kosovë, përmes një reagimi, ka thënë se është e shqetësuar për mbylljen e njëanshme, të disa institucioneve që drejtohen na Serbia e, sipas saj, mund të kenë ndikim në jetën e përditshme të serbëve të Kosovës dhe komuniteteve të tjera. “Jemi të shqetësuar nga mbyllja e njëanshme e një numri të…

Lajme

16/01/2025 08:02

Ambasada e Francës në Kosovë, përmes një reagimi, ka thënë se është e shqetësuar për mbylljen e njëanshme, të disa institucioneve që drejtohen na Serbia e, sipas saj, mund të kenë ndikim në jetën e përditshme të serbëve të Kosovës dhe komuniteteve të tjera.

“Jemi të shqetësuar nga mbyllja e njëanshme e një numri të madh të strukturave të ashtuquajtura “Serbia drejton paralele”. Këto struktura funksionojnë pa autorizim formal nga autoritetet kompetente në Republikën e Kosovës, por ato ofrojnë shërbime që kanë rëndësi të madhe për jetën e përditshme të serbëve të Kosovës dhe komuniteteve tjera. Mbyllja e tyre mund të ketë ndikim në jetën e përditshme të qytetarëve”, thuhet në reagimin e kësaj ambasade.

Tutje në reagim, thuhet se Franca është e përkushtuar plotësisht ndaj sovranitetit dhe pavarësisë së Kosovës.

“Megjithatë, kujtojmë se çështja e këtyre strukturave ‘paralele’ duhet të trajtohet në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Zbatimi i ASMM-së, në bazë të draft statusit të përgatitur nga BE-ja, do të mundësojë vazhdimin e ofrimit të shërbimeve të caktuara për qytetarët serbë të Kosovës në respekt të plotë të kornizës kushtetuese të Republikës së Kosovës”, thuhet tutje në reagim.

Ambasada shton se është për keqardhje që kjo valë mbylljesh po ndodh gjatë fushatës zgjedhore. “Kjo periudhë duhet të jetë një mundësi për të paraqitur perspektiva gjithëpërfshirëse për të ardhmen e të gjitha komuniteteve të Kosovës, në përputhje me natyrën multietnike të Kosovës, siç kërkohet nga bashkësia ndërkombëtare në vitin 2008”, përfundon reagimi i Ambasadës franceze”, thuhet në reagim.

Ndryshe Policia e Kosovës tha se qëllimi i operacionit, me kërkesën e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, ishte ndërprerja e “shërbimeve të jashtëligjshme” të Serbisë në Kosovë.