Sveçla thellon gjuhën denigruese, ofendon opozitën me shprehjet “bërlloga” e ‘’të pafytyrë’’

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, ka eksaluar totalisht duke thelluar gjuhën denigruese ndaj opozitës në Kosovë.   Ai ka ofenduar duke i quajtur “bërlloga” dhe ‘’të pafytyrë’’ opozitarët.   ”I i pyesim disa bërllogë të partive opozitare, si keni fytyrë që Policinë e Kosovës ta krahasoni me policinë e Millosheviqit, të pafytyrë”, është…

Lajme

15/01/2025 23:19

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, ka eksaluar totalisht duke thelluar gjuhën denigruese ndaj opozitës në Kosovë.

 

Ai ka ofenduar duke i quajtur “bërlloga” dhe ‘’të pafytyrë’’ opozitarët.

 

”I i pyesim disa bërllogë të partive opozitare, si keni fytyrë që Policinë e Kosovës ta krahasoni me policinë e Millosheviqit, të pafytyrë”, është shprehur Sveçla.

 

Kujtojmë se sot gjatë ditës shtetet e QUINT-it, i kanë reaguar ashpër aksionit të urdhëruar nga Sveçla e të ekzekutuar nga policia për komunat paralele serbe.

 

Gjithashtu prokuroria ka konfirmuar se ky dikaster nuk ka ndjekur rrugët ligjore lidhur me operacionin.