Abazi, Sveçlës: Afrim Bunjaku ra në mbrojtje të shtetit, s’mund të bësh fushatë me emrin e policit të vrarë

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së Haki Abazi, e ka kritikuar ashpër ministrin e Brendshëm Xhelal Sveçlën, se e ka përdorur në fushatë emrin e heroit Afrim Bunjaku, i cili u vra më 24 shtator 2023 në sulmin e Banjskës. “Afrim Bunjaku ka rënë në mbrojtje të interesit kombëtar dhe të shtetit. Nuk mundesh,…

Lajme

15/01/2025 19:02

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së Haki Abazi, e ka kritikuar ashpër ministrin e Brendshëm Xhelal Sveçlën, se e ka përdorur në fushatë emrin e heroit Afrim Bunjaku, i cili u vra më 24 shtator 2023 në sulmin e Banjskës.

“Afrim Bunjaku ka rënë në mbrojtje të interesit kombëtar dhe të shtetit. Nuk mundesh, është joetike që ministri i Punëve të Brendshme të bëj fushatë me emrin e policit të vrarë”, tha ai në KlanKosova.

Ai theksoi se gjuha e përdorur e kryeministrit Albin Kurti, tregon për gjendjen e tij të rënduar mendore.