Murati njofton se janë procesuar pagesat e pensioneve për kategoritë e luftës, bën edhe fushatë e flet për qeveritë e kaluara

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se sot janë procesuar pagesat e pensioneve. Këtë muaj këto pensione parashihet të dalin me rritje prej 20 për qind dhe ato do të realizohen çdo muaj me datën 15. “Sot është procesuar pagesa e pensioneve që parashihen të paguhen në datën 15 të muajit. E veçanta është…

Lajme

15/01/2025 15:46

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se sot janë procesuar pagesat e pensioneve.

Këtë muaj këto pensione parashihet të dalin me rritje prej 20 për qind dhe ato do të realizohen çdo muaj me datën 15.

“Sot është procesuar pagesa e pensioneve që parashihen të paguhen në datën 15 të muajit. E veçanta është se të gjithë pensionmarrësit e skemave të kategorive të luftës, sot e kanë marrë pensionin me rritje prej 20%, e për disa prej kategorive siç janë familjet e dëshmorëve dhe të zhdukurve të UÇK-së apo familjet e të vrarëve dhe të zhdukurve civilë rritja është edhe më e lartë”,tha ai, transmeton lajmi.net.

Ministri “shfrytëzoi” edhe këtë njoftim që të bëjë pak fushate zgjedhore, teksa foli për ish-qeveritë.

“Pensionet për këto kategori nuk ishin rritur as në Qeverinë Mustafa (PDK-LDK) kur ministër i financave ishte Avdullah Hoti, e as në Qeverinë Haradinaj (PDK-AAK-Nisma) kur ministër i financave ishte Bedri Hamza. Qeveria për të gjithë!”./Lajmi.net/