Miftaraj reagon pas deklaratës së deputetes së VV-së për pushimin e lehonisë: Edhe këtë e dëgjuam
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi Ehat Miftaraj ka reaguar në lidhje me deklarimin e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku e cila tha se për herë të parë pushimi i lehonisë në histori iu lejua grave të papuna. Deklarimi i deputetes i bërë gjatë fushatës dje në Kaçanik po shihet si një deklaratë…
Lajme
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi Ehat Miftaraj ka reaguar në lidhje me deklarimin e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku e cila tha se për herë të parë pushimi i lehonisë në histori iu lejua grave të papuna.
Deklarimi i deputetes i bërë gjatë fushatës dje në Kaçanik po shihet si një deklaratë tejet e çuditshme dhe e pavend.
Miftaraj tha se edhe këtë e dëgjuam, madje nga një deputete e Kuvendit të Kosovës.
Ai theksoi se këtij fjalimi nuk i munguan as duartrokitjet derisa dihet mirë se pushimi i lehonisë u takuan me ligj të gjitha grave të punësuara në vendin tonë, e këtë gjë nuk e solli Vetëvendosje dhe as nuk e ndryshoi atë./Lajmi.net/