Mustafa: VV-ja ka informacione të sakta nga terreni se janë në rënie në këto zgjedhje
Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka thënë se partia në pushtet ka informacione të sakta nga terreni se janë në rënie në këto zgjedhje. Në një konferencë për media, Mustafa ka thënë se ofendimet e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj partive tjera janë të papranueshme, teksa kritikon edhe për refuzim të debateve nëpër televizionet…
Lajme
Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka thënë se partia në pushtet ka informacione të sakta nga terreni se janë në rënie në këto zgjedhje.
Në një konferencë për media, Mustafa ka thënë se ofendimet e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj partive tjera janë të papranueshme, teksa kritikon edhe për refuzim të debateve nëpër televizionet vendore.
“Është një deklaratë qesharake e partisë në pushtet e cila në këtë fushatë do duhej që të kishte guximin të paraqitej në televizionet vendëse për të treguar se çka kanë punuar në katër vite nëse kanë punuar diçka dhe për të treguar se çka do të punojnë në katër vitet e ardhshme. Fakti që partia në pushtet i ik debatit në televizione dhe zgjedh që të ketë tubime ku flet vetëm lideri i partisë i cili pisket e duke ofenduar dhe sharë partitë tjera në Kosovë, tregon që partia në pushtet dhe lideri i saj janë në panik dhe kanë marrë informacione të sakta nga terreni që janë në rënie të thellë, prandaj i kuptoj akuzat e tyre por që natyrisht që nuk pranojmë ofendimet që i bëjnë partive tjera, parti që kanë vënë gurthemelet e këtij shtetit”, ka thënë Mustafa.