Ambasada e SHBA-së në Kosovë përkujton Masakrën e Reçakun

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka përkujtuar 26-vjetorin e masakrës së Reçakut, duke thënë se qëndron me popullin e Kosovës “në një pikë kthese tragjike për njerëzimin që nxiti botën të veprojë”. SHBA-ja nderon viktimat dhe ripërtërin angazhimin e përbashkët për të vërtetën, drejtësinë dhe pajtimin, thekson Ambasada. “SHBA qëndron me…

Lajme

15/01/2025 12:57

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka përkujtuar 26-vjetorin e masakrës së Reçakut, duke thënë se qëndron me popullin e Kosovës “në një pikë kthese tragjike për njerëzimin që nxiti botën të veprojë”.

SHBA-ja nderon viktimat dhe ripërtërin angazhimin e përbashkët për të vërtetën, drejtësinë dhe pajtimin, thekson Ambasada.

“SHBA qëndron me popullin e Kosovës në kujtimin e viktimave të masakrës së Reçakut – një pikë kthese tragjike për njerëzimin që nxiti botën të veprojë. Ndërsa nderojmë viktimat, ne ripërtërijmë angazhimin tonë të përbashkët për të vërtetën, drejtësinë dhe pajtimin”, thuhet në mesazhin e publikuar në Facebook.