Përfundon dëshminë dëshmitari i 113-të në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i 113-të në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Përveç se dihet që për këtë dëshmitar pyetje shtesë ka parashtruar mbrojtja e Veselit, e përfaqësuar nga avokatja Collen Rohan, nuk dihet se si ka vazhdu tutje seanca…
Lajme
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i 113-të në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Përveç se dihet që për këtë dëshmitar pyetje shtesë ka parashtruar mbrojtja e Veselit, e përfaqësuar nga avokatja Collen Rohan, nuk dihet se si ka vazhdu tutje seanca për shkak se dëshmia u dëgjua në sesion privat, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Megjithatë, pas përfundimit të dëshmisë së këtij dëshmitari, përfundoi edhe seanca e sotme e po ashtu edhe seancat që ishin planifikuar për këtë javë.
Seanca e radhës pritet të mbahet të hënën më 20 janar 2025.