Gjuajti me armë zjarri e pastaj e ekspozonte atë në ballkon, Policia dërgon në mbajtje të dyshuarin që kanosi policët gjatë arrestimit

Një person në Pejë është dërguar në mbajtje pasi që pas disa të shtënave me armë zjarri ai është parë në ballkonin e banesës kolektive duke eksozuar armën. Policia ka njoftuar se i dyshuari ka refuzuar t’i bindet urdhrave të zyrtarëve policorë duke i kanosur ata por më pas është qetësuar dhe arrestuar, shkruan lajmi.net.…

Lajme

15/01/2025 09:36

Një person në Pejë është dërguar në mbajtje pasi që pas disa të shtënave me armë zjarri ai është parë në ballkonin e banesës kolektive duke eksozuar armën.

Policia ka njoftuar se i dyshuari ka refuzuar t’i bindet urdhrave të zyrtarëve policorë duke i kanosur ata por më pas është qetësuar dhe arrestuar, shkruan lajmi.net.

Gjatë kontrollit të Policisë, atij i janë gjetur një pushkë automatike, një pistoletë, dy karikatorë, 71 copë fishekë,  pesë gëzhoja, dhe një thikë-bajonetë.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit ai është dërguar në mbajtje.

“Pejë / 14.01.2025-21:42. Pas disa të shtënave me armë zjarri i dyshuari mashkull kosovar është vërejtur në ballkonin e banesës kolektive duke  ekspozuar armën. I njëjti  fillimisht ka refuzuar tu bindet urdhrave të zyrtarëve policor  duke ju drejtuar me kanosje. Më vonë i njëjti është qetësuar dhe arrestuar. Gjatë kontrollit  në banesën e tij janë gjetur dhe konfiskuar:  një pushkë automatike, një pistoletë, dy karikatorë, 71 copë fishekë,  pesë gëzhoja, dhe një thikë-bajonetë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë. /Lajmi.net/