Gjatë vitit 2024, Serbia i pasivizoi 422 adresa të shqiptarëve në Bujanoc
Në Medvegjë nga 25 asamblistë vetëm 2 janë shqiptarë. Ky është realiteti që e ka sjellë në dritë pasivizimi i adresave. Pas Medvegjës nga Bujanoci vijnë shifra shqetësuese. Pasivizimi i adresave në formën e spastrimit etnik tashmë ka mbërritur në qytet. “Vetëm në komunën e Bujanocit, vetëm përgjatë vitit 2024 janë ç’regjistruar 422 qytetarë, faktikisht…
Lajme
Në Medvegjë nga 25 asamblistë vetëm 2 janë shqiptarë. Ky është realiteti që e ka sjellë në dritë pasivizimi i adresave.
Pas Medvegjës nga Bujanoci vijnë shifra shqetësuese. Pasivizimi i adresave në formën e spastrimit etnik tashmë ka mbërritur në qytet.
“Vetëm në komunën e Bujanocit, vetëm përgjatë vitit 2024 janë ç’regjistruar 422 qytetarë, faktikisht adresat e qytetarëve tanë. Kjo është shifër shqetësuese dhe një alarm i madh se pas Medvegjës po bëhet një spastrim etnik në Komunën e Bujanocit”, ka thënë për RTV Dukagjini ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu.
Lutfiu thotë se në Bujanoc ku mbi 60 për qind e popullatës janë shqiptarë, po tentohet ndryshimi i demografisë në favor të serbëve.
Edhe këshilltari komunal në Bujanoc, Ragmi Mustafi thotë se Beogradi ka për qëllim spastrimin etnik sistematik për ta prishur balancin etnik në të cilin prijnë shqiptarët.
“Secili banorë të padisë në këtë rast organet e shtetit, ashtu siç ka ndodhur me rastin e Safet Demirit, i cili ka mbërri në Gjykatën Kushtetuese, tashmë është duke u përgatitur për Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Pakicave në Strazburg dhe po besoj që sa më shumë që kemi padi në kuadër të sistemit gjyqësor e që paraprakisht e dimë se cilat do të ishin vendimet e gjykatës, ne duhet të mbërrimë në Strazburg, të kërkojmë të drejtën tonë”, ka thënë Mustafi.
Spastrim etnik me mjete administrative. Kështu e kishte konsideruar pasivizimin e adresave të shqiptarëve edhe Komiteti i Helsinkit në raportin e për të drejtat e njeriut në Serbi.