Gjesti tensionohet, hedh mikrofonin dhe kërkon të largohet

Prajmi i sotëm i Big Brother VIP Albania 4 është karakterizuar me tensione e debate me zë të lartë. Këto debate erdhën pasi u shfaqën disa nga klipet ku G-Bani, Jozi e Laerti shihen duke debatuar ashpër e në disa raste edhe duke e konfrontuar fizikisht këngëtarin nga Kosova, Gjestin. Gjesti duket se si pasojë…

ShowBiz

14/01/2025 22:52

Prajmi i sotëm i Big Brother VIP Albania 4 është karakterizuar me tensione e debate me zë të lartë.

Këto debate erdhën pasi u shfaqën disa nga klipet ku G-Bani, Jozi e Laerti shihen duke debatuar ashpër e në disa raste edhe duke e konfrontuar fizikisht këngëtarin nga Kosova, Gjestin.

Gjesti duket se si pasojë e tyre është ngarkuar shumë emocionalisht dhe sot nuk arriti t’i përballojë më ato, shkruan lajmi.net.

Derisa po diskutohej për to, Gjesti hedh mikrofonin dhe futet në banjo për disa minuta duke kërkuar që të largohet.

Egli, një nga banorët më të afërt me Gjestin, dhe prezantuesi i spektaklit, Ledion Liço, ndërhynë për ta rikthyer atë brenda shtëpisë.

Pasi u kthye, Gjesti shkoi direkt në dhomën e rrëfimit, ku kërkoi t’i jepej fjala. I indinjuar nga situatat e krijuara, ai shprehu hapur zhgënjimin e tij dhe kërkoi një mundësi për të sqaruar pozicionin e tij përballë publikut. “Kam shumë për të thënë dhe nuk dua që kjo të keqkuptohet më tej”, raportohet të ketë thënë ai.

Kjo ngjarje ka ndezur debat në rrjetet sociale, ku ndjekësit e spektaklit kanë ndarë opinione të ndryshme mbi veprimet e Gjestit dhe dinamikat që ai ka shkaktuar. Disa e kanë mbështetur për guximin e tij për të shprehur ndjenjat, ndërsa të tjerë e kanë kritikuar për mungesë kontrolli emocional.