Visar Azemi kritikon gjuhën përçarëse të Vetëvendosjes: Fushata jonë ofron zgjidhje, jo ndarje

Kandidati për deputet dhe anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Visar Azemi, ka kritikuar ashpër gjuhën e përdorur nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe lideri i saj, Albin Kurti, gjatë tubimeve elektorale. Gjatë një interviste në emisionin “Context”, Azemi e cilësoi gjuhën e LVV-së si tendencë për të ndjellë “frikë” dhe “inate”. Azemi…

Lajme

14/01/2025 22:27

Kandidati për deputet dhe anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Visar Azemi, ka kritikuar ashpër gjuhën e përdorur nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe lideri i saj, Albin Kurti, gjatë tubimeve elektorale.

Gjatë një interviste në emisionin “Context”, Azemi e cilësoi gjuhën e LVV-së si tendencë për të ndjellë “frikë” dhe “inate”.

Azemi u ndal veçanërisht te fyerjet e LVV-së ndaj elektoratit të partive tjera, duke i cilësuar ato si “fyerje katastrofale”.

“Dallimi është jashtëzakonisht i madh mënyra se si iu flet Vetëvendosja dhe zoti Kurti krahasuar me kryetarin Abdixhiku në hpajen e tubimit tanë. Pra, çka kemi paraqitur. Sepse këta në secilin tubim elektoral që po e bëjnë, po ndjellin frikë, po ndjellin inat, po shajnë partitë politike. Madje, madje, duke i quajt tradhtarë e bashkëpunëtorë të Serbisë. Cili prej atij elektorati të LDK-së që ka qenë mbi 8 mijë në hapje të fushatës është tradhtar apo bashkëpunëtor i Serbisë? Kjo është fyerje katastrofale që i është bërë një pjesë të madhe të elektoratit. Ndërsa në anën tjetër, e shihni fushatën që po e bëjmë ne si Lidhje Demokratike e Kosovës. T’u dhanë zgjidhje për secilin problem. T’u tregu se cilat janë projektet tona që do ta ndryshojnë jetën e qytetarëve në Kosovë. Po tregojmë se si duhet të bëhen investime të mëdha që ta nxisim një jetë më të mirë për qytetarët e Kosovës. Ky është dallimi. Ky është dallim i madh me atë që shohim”, tha ai.