Bedri Hamza: Unë do t’i mbështes bizneset dhe jo të flasë me përbuzje për to
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, tha se prioriteti i tij kryesor është zhvillimi ekonomik, të cilin synon ta arrijë përmes lehtësirave për bizneset. “Për dallim nga të tjerët, unë nuk flas me përbuzje për bizneset”, u shpreh Hamza në “Debat Plus” të TV Dukagjini. Ai theksoi rëndësinë e respektit ndaj tyre.…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2025/01/ff5dc224-1c2b-4a9e-a205-b3ba3869a07c-600x360-1.jpg)
Lajme
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, tha se prioriteti i tij kryesor është zhvillimi ekonomik, të cilin synon ta arrijë përmes lehtësirave për bizneset.
“Për dallim nga të tjerët, unë nuk flas me përbuzje për bizneset”, u shpreh Hamza në “Debat Plus” të TV Dukagjini.
Ai theksoi rëndësinë e respektit ndaj tyre.
“Bizneset janë taksapagues, punësojnë njerëz. Kudo në botë për taksapaguesit flitet me respekt”, shtoi Hamza.
Hamza premtoi se nën udhëheqjen e tij, klima e të bërit biznes në Kosovë do të përmirësohet ndjeshëm.