Pas dy ditësh të acarta në Shqipëri, 20 shkolla në Kukës rifillojnë mësimin
Procesi mësimor do fillojë normalisht pas dy ditësh pezullim për shkak të motit të keq, kështu thuhet në një njoftim të Ministria e Arsimit dhe e Sportit në Qeverinë e Shqipërisë. Nesër rikthehet procesi mësimor në 20 shkollat e zonave rurale të Qarkut të Kukësit. Pas ndërprerjes së reshjeve të borës dhe hapjes së rrugëve…
Lajme
Procesi mësimor do fillojë normalisht pas dy ditësh pezullim për shkak të motit të keq, kështu thuhet në një njoftim të Ministria e Arsimit dhe e Sportit në Qeverinë e Shqipërisë.
Nesër rikthehet procesi mësimor në 20 shkollat e zonave rurale të Qarkut të Kukësit.
Pas ndërprerjes së reshjeve të borës dhe hapjes së rrugëve në fshatrat e bllokuar të njësive të larta administrative është vendosur që nesër të hapen shkollat për vijimin e procesit mësimorë, transmeton TCh.
Kujtojmë se MAS vendosi pezullimin e mësimit për ditët e hënë e të marte për shkak të kushteve të këqija të motit.
Zonat rurale u mbuluan nga bora, duke bllokuar rrugë të shumta që sollën pezullimin dy-ditor të procesit mësimor.