Gajtani: AAK dhe Nisma nuk do ta kalojnë pragun zgjedhor

Aktivisti Faton Gajtani ka deklaruar se fushata e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismës Socialdemokrate ka nisur me përçarje dhe do të përfundojë duke i lënë këto parti jashtë parlamentit. “Ajo fushatë, që filloi në Prekaz dhe vazhdoi e tillë, do ta çojë AAK-në dhe Nismën jashtë parlamentit. Nuk do të arrijnë të…

Lajme

13/01/2025 11:58

Aktivisti Faton Gajtani ka deklaruar se fushata e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismës Socialdemokrate ka nisur me përçarje dhe do të përfundojë duke i lënë këto parti jashtë parlamentit.

“Ajo fushatë, që filloi në Prekaz dhe vazhdoi e tillë, do ta çojë AAK-në dhe Nismën jashtë parlamentit. Nuk do të arrijnë të marrin as votat që kishin më parë”, tha Gajtani.

Ai shtoi se koalicioni mes AAK-së dhe Nismës është “koalicion i zorit” dhe se partitë nuk janë aspak kompatibile me njëra-tjetrën.

YouTube player