Katër raste të dhunës në rajonin e Prishtinës brenda 24 orëve, të gjitha viktimat gra

Katër raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit vetëm në rajonin e Prishtinës. Sipas njoftimit të policisë theksohet se në katër rastet viktima ishin gra. Dy nga rastet u raportuan në Prishtinë, e dy të tjera në Fushë-Kosovë, transmeton lajmi.net. Njoftimi i plotë: Prishtinë 12.01.2025 – 00:10. Është arrestuar i…

Lajme

13/01/2025 08:49

Katër raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit vetëm në rajonin e Prishtinës.

Sipas njoftimit të policisë theksohet se në katër rastet viktima ishin gra.

Dy nga rastet u raportuan në Prishtinë, e dy të tjera në Fushë-Kosovë, transmeton lajmi.net.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë 12.01.2025 – 00:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti kishte sulmuar fizikisht ish të dashurën e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

  • Prishtinë 12.01.2025-11:00. Dyshohet se pas një mos marrëveshje viktima femër/kosovare është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.
  • Fushë Kosovë 12.01.2025,-12:40. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar i kishte shkaktuar dhunë psikike ndaj viktimës femër/kosovare. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.
  • Fushë Kosovë 12.01.2025-07:00. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën f/k. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është në arrati./Lajmi.net/