Barcelona fiton Superkupën e Spanjës
Futbollistët e Barcelonës kanë deklasuar rivalin e madh Real Madrid në finalen e Superkupës së Spanjës në Xheda të Arabisë Saudite me një lojtar më pak në fushë. Të përzgjedhurit e gjermanit Hansi Flick në këtë mënyrë iu hakmorën Los Blancos për finalen e vitit të kaluar, në të cilën madrilenët fituan 4:1. Barcelona u…
Sport
Futbollistët e Barcelonës kanë deklasuar rivalin e madh Real Madrid në finalen e Superkupës së Spanjës në Xheda të Arabisë Saudite me një lojtar më pak në fushë.
Të përzgjedhurit e gjermanit Hansi Flick në këtë mënyrë iu hakmorën Los Blancos për finalen e vitit të kaluar, në të cilën madrilenët fituan 4:1.
Barcelona u tregua më e mirë në çdo aspekt dhe në fund fitoi me rezultat 5:2, edhe pse madrilenët erdhën të parët në epërsi me golin e Kylian Mbappe në minutën e pestë.
Katalanasit barazuan me golin e Lamine Yamal, në minutën e 22-të. Ndërsa Robert Lewandowski solli katalanasit në epërsi në minutën e 36-të nga penalltia.
Nuk vonoi shumë dhe madrilenët u shokuan me golin tjetër të pësuar nga braziliani Raphina në minutën e 39-të. Balde në minutën e dhjetë shtesë të pjesës së parë konfirmoi se Barcelona do të fitonte bindshëm.
Kjo vazhdoi në pjesën e dytë kur Raphina shënoi golin e pestë në minutën e 48-të. Madrilenët zbutën humbjen e thellë përmes Rodrygo në minutën e 60-të.
Portieri katalanas Szcesny u përjashtua në minutën e 57-të pasi u ndëshkua me karton të kuq pas shikimit të VAR-it për shkak të ndërhyrjes së palejuar.
Katalanasit kështu shfrytëzuan shansin të ngrejë titullin e parë të sezonit dhe epokës Flick kundër rivalit të tyre të përjetshëm.