Osmani priti në takim kryetarin e Bujanocit: Kosova do të vazhdojë të mbështesë shqiptarët e Luginës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë kësaj jave ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Bujanocit, Arbër Pajazitin, së bashku me ekipin e tij, të cilëve u uroi suksese të mëtejme në detyrën e përfaqësimit të interesave të qytetarëve të Bujanocit. Sipas njoftimit për media, thuhet se gjatë takimit, Osmani rikonfirmoi përkushtimin e institucioneve…

Lajme

12/01/2025 14:25

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë kësaj jave ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Bujanocit, Arbër Pajazitin, së bashku me ekipin e tij, të cilëve u uroi suksese të mëtejme në detyrën e përfaqësimit të interesave të qytetarëve të Bujanocit.

Sipas njoftimit për media, thuhet se gjatë takimit, Osmani rikonfirmoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për t’i mbështetur vazhdimisht shqiptarët që jetojnë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në realizimin e të drejtave të tyre në përputhje me standardet më të larta për të drejta të njeriut.

“Po ashtu, në këtë kontekst, presidentja dhe kryetari Pajaziti diskutuan edhe për lehtësimin e procedurave të shtetësisë për qytetarët nga këto komuna, duke theksuar rëndësinë e adresimit të sfidave me të cilat përballen ata.
Kryetari i Bujanocit falënderoi Presidenten për ngritjen e zërit për të drejtat e shqiptarëve në Luginë në të gjitha forumet ndërkombëtare, ndërkaq diskutuan edhe për një sërë iniciativash nëpërmjet të cilave mund të përkrahen shqiptarët në Presheve, Medvegjë e Bujanoc”, thuhet në njoftim.