​Rama për herë të parë i kundërpërgjigjet akuzave ndaj familjes së tij: Më bënë dhunues të nënës time

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama për herë të parë doli në konferencë për media për t’iu përgjigjur akuzave ndaj tij dhe familjes së tij, për të cilën tha se i kushtojë hyrja e tij në politikë, çmim që e pranon për të bërë historinë për Shqipërinë, gjithnjë me mirëbesimin e qytetarëve. Rama të gjithë konferencën…

Lajme

12/01/2025 13:21

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama për herë të parë doli në konferencë për media për t’iu përgjigjur akuzave ndaj tij dhe familjes së tij, për të cilën tha se i kushtojë hyrja e tij në politikë, çmim që e pranon për të bërë historinë për Shqipërinë, gjithnjë me mirëbesimin e qytetarëve.

Rama të gjithë konferencën ia kushtoi akuzave ndaj tij dhe familjes së tij të bërë gjatë një kohe të gjatë. Ai nisi konferencën me akuzat e deputetit Gazmend Bardhi i cili kohë më parë publikoi një akuzë të rënd ndaj vëllait të tij Olsi Rama si trafikant droge, duke thënë se krijoi rrethana të rreme, duke e përfshirë edhe vet Ramën.

“Nuk jam shpjeguar deri më sot, ndërkohë ky palo djal nuk kanë lënë rast pa e nxjerrë këtë jashtë nxjerrje të shpifur, kam bërë durim, shumë durim, s’kam dashur të flas unë me bindjet e mija pa folur drejtësia me provat e veta. Më në fund, pasi ka hetuar gjithçka, SPAK deklaroi se ka arritur në përfundim që Olsi Rama nuk ka asnjë lidhje me personin e paidentifikuar të dosjes në fjalë dhe nuk ka asnjë fakt që të lidh tim vëlla me aktivitetin kriminal. Pra me fakte e prova, jo me hamsime e fabrikime është e qartë që im vëlla është përdorur si mish për top për të më goditur e rrëzua mua në sytë e publikut. Tani kjo nuk është goditja e parë e këtij lloji për mua nga një parti e quajtur demokratike që është pengu historik i një katrani me bojë i cili e kapi përfyti atë parti qysh në lindje të saj dhe e ka përdorur si një zorrë private për t’ia zhdredhur në publik të gjitha nevojat e një lufte politike vulgare, pa asnjë respekt për të vërtetën, njeriun, Shqipërinë dhe për gjuhën shqipe”, tha ai, duke shtuar se nuk kanë lënë shpifje pa bërë ndaj tij.

Ai tha se e kanë bërë përdhosës të familjes së tij, duke e akuzuar se në shkurorëzimin me ish bashkëshorten e tij, ka akuzuar se fëmijët ajo i ka me prindërit e tij, duke thënë se shkurorëzimi i tij në vitet 90-ta ka qen paqësor.

“Më kanë bërë homoseksual, biseksual, transeksual, edhe mund të kisha qëlluar nga njërën nga këto, ose të trija bashkë por jo Zoti më pa përcaktuar si heteroseksual dhe nuk kam pas kuriozitetin kurrë ta pyes si e bën këtë përzgjedhjen për prirjen seksuale të njerëzve. Më kanë bërë dhunues grash, madje dhunues të ndjes pastë të nënës time, e shkreta nëna ime Aneta u sulmua deri nga foltorja e Parlamentit, ku katrani me bojë e akuzonte që po cenon interesin publik duke mos më denoncuar ajo mua si dhunuar të saj dhe duke i lënë shqiptarët të votonin qorrazi për një kriminel që dhunon edhe gra. Nëna ime e ndjerë u ndi aq e lënduar sa e qoj edhe në gjyq katranin e madh por e dini se çfarë ndodhi. Ai qoj avokatët për të bërë paqe se kështu e ka politika dhe se ai ka shumë respekt për të si mjeke dhe kur gruaja krenare e dhunuar në dinjitetin e saj nuk pranoi të hiqte padinë e saj, doli edhe një gjyqtare katran e cila me një vendim poshtërues i vuri kapakun atij maskarallëku. I padituri ka ushtruar lirinë e tij politike. Më kanë bërë skizofren me kartel mjekësore”,tha ai duke shtuar se nuk ka pasur asnjë herë probleme të shëndetit mjekësor.

Rama tha se e kanë bërë me 200 apartamente në Shqipëri dhe Evropë dhe me 200 milionë dollarë ku ta di ku, por nuk kam pasur as nuk kam ndonjë apartament përveç atij te parafabrikatet e më vonë e ka bërë edhe një shtëpi që është ndërtuar me të ardhurat e tij dhe bashkëshortes së tij. Sipas tij, le ta gjejnë vetëm një dëshmi për pasuri përveç atyre që ka deklarimi zyrtar, ata nuk kanë nevojë të flasin, pasi do të ikë vet.

Rama tha se nuk i ka duart as me gjak, as me drogë, as me para të pista, e as me rrahje e kërcënime.

Ai shtoi se reforma në drejtësi nuk do të ndodhte pa nisur ai me ekipin e tij.

“SPAK-u dhe e gjithë reforma në drejtësi janë në radhë të parë fryte të një vizioni strategjikë dhe një vullneti të hekurt politik që pa Partinë Socialiste dhe pa mua në krye të saj as që kishin ardhur kurrë në jetë, kurrë, kurrë do të, qysh përpara se të vinim në qeveri që e kisha bërë mendjen t’i hyja atij deti në këmbë bashkë me skuadrën e Partisë Socialiste, aso kohe kur isha në opozitë“, tha ai.

Ai shtoi se kushdo që tregon përralla për amerikanët e evropianët, le t’i trego të tjerëve, pasi ai është dëshmitari i parë i nisjes së reformave në drejtësi.