Kajtazi i bindur: Kurtin e pret burgu, jo për shkarravitje në sheshe, por për korrupsion
Analisti politik, Vehbi Kajtazi ka thënë se kryeministrin Albin Kurti po e pret burgu. Sipas tij, Kurtin e pret burgu për korrupsion, e jo më për shkarravitje në sheshet e Prishtinës. “Të gjithë kryeministrat kanë bër3 diçka mirë për vendin, pos Albin Kurtit që ka bërë vetëm keq. Veç shiheni se si sot u mundua…
Lajme
Analisti politik, Vehbi Kajtazi ka thënë se kryeministrin Albin Kurti po e pret burgu.
Sipas tij, Kurtin e pret burgu për korrupsion, e jo më për shkarravitje në sheshet e Prishtinës.
“Të gjithë kryeministrat kanë bër3 diçka mirë për vendin, pos Albin Kurtit që ka bërë vetëm keq. Veç shiheni se si sot u mundua ta mashtrojë sërish nanën Ferdonije. Ta manipulojë dhembjen e saj. Për katër vjet ai nuk bëri asgjë për të pagjeturit. Përkundrazi, bëri marrëveshjet më të dëmshme për vendin – u pajtua me Vuçiqin që serbët të kenë autonomi territoriale dhe politike. Dashninë për këtë vend e dëshmon duke e ndëshku këtë njeri. Patriotizmin dëshmon duke u rreshtu me ata që kanë bërë diçka për këtë vend, e jo me ata që i kanë bërë vetëm dëme. Mos harroni, se partia në pushtet e ka vjedh bukë. është marrë vesh me terroristin Milan Radoiçiq që veteranët e luftës mos të përfitojnë nga paga minimale. Jam i bindur se Albin Kurtin e pret burgu. Jo më për shkarravitje nëpër sheshe të Prishtinës, por për korrupsion”, ka shkruar Kajtazi në Facebook.
Sakaq, ai i bën thirrje popullit të votojnë parti të tjera politike.
“Sot PDK dhe LDK treguan se po rikthehen për të mirën e këtij vendi. Për Kosovën që kryeministri nuk e saboton drejtësinë. Për Kosovën që kryeministri nuk udhëheq një bandë që vjedh bukë e zejtin. Për Kosovën që kryeministri nuk udhëheq mafinë energjetike. Për Kosovën që kryeministri dhe tonen qe kryeministri punon për mirëqenie e jo për fukarallak. Prandaj, angazhohuni të gjithë që këtë njeri ta ndëshkoni me votë sepse është njeriu më i dëmshëm që ka udhëhequr Kosovën”.