Zgjedhjet në Gjermani: Olaf Scholz zyrtarisht kandidat për kancelar nga radhët e socialdemokratëve

Kancelari Federal Olaf Scholz është nominuar zyrtarisht si kandidat i socialdemokratëve për zgjedhjet gjermane, të cilat do të mbahen më 23 shkurt. Siç raporton gazeta mdr.de, shumica dërrmuese e 600 delegatëve – në konferencën e Partisë Social Demokrate (SPD) në Berlin – votuan në favor të 66-vjeçarit, me votim të hapur. Në fjalimin e tij,…

Bota

11/01/2025 17:21

Kancelari Federal Olaf Scholz është nominuar zyrtarisht si kandidat i socialdemokratëve për zgjedhjet gjermane, të cilat do të mbahen më 23 shkurt.

Siç raporton gazeta mdr.de, shumica dërrmuese e 600 delegatëve – në konferencën e Partisë Social Demokrate (SPD) në Berlin – votuan në favor të 66-vjeçarit, me votim të hapur. Në fjalimin e tij, Scholz paralajmëroi për rreziqet e marrjes së pushtetit nga CDU/CSU.

Nominimi, pothuajse unanimisht, u bë me ngritjen e dorës. Scholz nuk kurseu anët e të djathtës ekstreme, ndërkohë që në të njëjtën kohë AfD po zgjidhte kandidaten e saj për kancelare, Alice Weidel.

“Shikoni se çfarë po ndodh në Austri, ku është emëruar një kancelar i cili nuk mund të përshkruhet ndryshe, një ekstremist i djathtë. Kjo është shqetësuese dhe ne nuk mund ta pranojmë”, shtoi ai. Duke iu referuar CDU-së dhe CSU-së, ai tha se “nuk është koha për magji, as koha për receta të vjetra apo për të bërë politikë mbi kurrizin e njerëzve të thjeshtë”.

Duke komentuar koalicionin që ai drejton Ssholz tha se ”kemi pasur tre vite të vështira, shumë argumente, shumë mosbesim. Disa gabime. Ndoshta duhet të kisha goditur më parë grushtin në tavolinë. Ndoshta duhet ta kisha mbyllur koalicionin më shpejt”.

Ai theksoi gjithashtu se shkurtimet e taksave të premtuara nga Partia Demokristiane (CDU/CSU) do ta bëjnë edhe më të lehtë për “milionerët dhe miliarderët” dhe se “njerëzit e zakonshëm do ta paguajnë faturën me shkurtime në kujdes, shëndetësi dhe pensione”.

Për më tepër, Scholz deklaroi se “situata e çrregullt” që mbizotëron në botë kërkon një qeveri me maturi, qartësi dhe përvojë.