Bojkoti i debateve zgjedhore nga LVV afekton gjithë skenën politike

PDK dhe LDK i thanë Radio Televizionit 21 se pa prezencën e partisë në pushtet nuk do të marrin pjesë në asnjë debat zgjedhor. Qasja refuzuese e partisë në pushtet ndaj shumicës së mediave kryesore në Kosovës ka nxitur reagimin e 13 organizatave globale dhe rajonale që merren me lirinë e medias. Këto organizata i…

Lajme

11/01/2025 11:21

PDK dhe LDK i thanë Radio Televizionit 21 se pa prezencën e partisë në pushtet nuk do të marrin pjesë në asnjë debat zgjedhor. Qasja refuzuese e partisë në pushtet ndaj shumicës së mediave kryesore në Kosovës ka nxitur reagimin e 13 organizatave globale dhe rajonale që merren me lirinë e medias. Këto organizata i dërguan letër publike kryeministrit Kurti që të tërhiqet nga qëndrimi refuzues i mediave.

Ndërkaq kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, këtë metodë të bojkotit të mediave, Kryeministri Kurti po e përdorë për t’i ikur përgjegjësive për katër vitet e qeverisjes së tij.

Për rrjedhojë të kësaj situate, 13 organizata globale dhe rajonale që merren me lirinë e medias i dërguan një letër publike kryeministrit Kurti, përmes së cilës i kërkuan atij që të ndryshojë qëndrim karshi mediave.

“Publiku, veçanërisht gjatë fushatave zgjedhore, ka të drejtën themelore për të pasur qasje në informacione të ndryshme, për të shqyrtuar premtimet politike dhe për t’i mbajtur politikanët përgjegjës. Duke bojkotuar kanalet kryesore televizive, minohet e drejta e publikut për informacion dhe roli thelbësor i gazetarëve në promovimin e transparencës dhe llogaridhënies. Prandaj, ju bëjmë thirrje që menjëherë të anuloni vendimin për bojkotimin e këtyre mediave dhe të siguroheni që Vetëvendosje të sigurojë qasje të barabartë në informacione publike për këto media”.

E gjithë periudha e qeverisë Kurti, u karakterizua u me bojkot të shumicës së mediave kryesore në Kosovës. Profesori i departamentit të Gazetarisë, Alban Zeneli, vlerëson se pushteti me këtë qasje destruktive po përpiqet të polarizoj shoqërinë duke i portretizuar mediat si kundërshtar politik.

Mostransparenca e partive politike mund të përkthehen në pasoja më datën 9 shkurt, vlerësojnë analistët politik. Magbule Shkodra, sugjeron opozitën të mos reagoj karshi deklarimeve të Lëvizjes Vetëvendosje por të shoh mundësinë që të jetë sa më afër qytetarëve.

Fushata e partive politike zyrtarisht pritet të fillojë të shtunën më 11 shkurt e cila do të zgjatë një muaj.