“Kurti do ta shuante PDK-në”, Haliti thotë se nuk duhet të ketë koalicion me LVV-në
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka deklaruar se nëse PDK hyn në koalicion me VV-në, nuk do të ekziston në zgjedhjet e reja që do vinë pas. I ftuar në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, Haliti thotë se asnjë deputet i Partisë Demokratike të Kosovës nuk dëshiron që të ketë koalicion PDK…
Lajme
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka deklaruar se nëse PDK hyn në koalicion me VV-në, nuk do të ekziston në zgjedhjet e reja që do vinë pas.
I ftuar në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, Haliti thotë se asnjë deputet i Partisë Demokratike të Kosovës nuk dëshiron që të ketë koalicion PDK me VV.
“Unë besoj që 9 shkurti do të jetë fitorja e PDK-së, Vetëvendosja është në rënë të lirë, PDK-së duhet t`i gëzohen edhe kundërshtarët politik kur t`i fiton zgjedhjet edhe populli duhet t`i gëzohet. Janë një pjesë shumë e madhe e Partisë Demokratike të cilët nuk dëshirojnë që të jenë në koalicion me Vetëvendosjen, nuk ka asnjë që thotë se duhet të jemi në koalicion me Vetëvendosjen dhe kjo situatë besoj që ne eventualisht nuk duhet të hyjmë. Problemi im është se nëse Partia Demokratike e Kosovës hyn në koalicion me Vetëvendosjen, PDK nuk do të ekziston në zgjedhjet e tjera që vijnë, problemi është që në koalicion partitë hyjnë së pari me u marr vesh me programin e Qeverisë, ne kemi programe të ndryshme dhe nëse hyjmë në një program krejt është në rregull që të zbatohet program i miratuar nga dy ose tri parti që mund të jemi në koalicion”, ka deklaruar Haliti.