Vërtetohet se rreshteri Idriz Gashi s’mori pjesë në tubimin e PDK-së, rikthehet në detyrat policore
Zyrtari policor Idriz Gashi i cili u raportua se mori pjesë në tubim elektoral të Partisë Demokratike të Kosovës doli të mos ketë qenë pjesëmarrës aty. Kjo është bërë e ditur nga avokati i tij, Arianit Koci. Koci njoftoi se drejtësi triumfoi dhe u vërtetua se Gashi nuk mori pjesë në tubim. Si rezultat, rreshteri…
Lajme
Zyrtari policor Idriz Gashi i cili u raportua se mori pjesë në tubim elektoral të Partisë Demokratike të Kosovës doli të mos ketë qenë pjesëmarrës aty.
Kjo është bërë e ditur nga avokati i tij, Arianit Koci.
Koci njoftoi se drejtësi triumfoi dhe u vërtetua se Gashi nuk mori pjesë në tubim.
Si rezultat, rreshteri Gashi është rikthyer në detyrat e tij policore.
“Drejtësia gjithmonë triumfon, dhe kësaj here, fatmirësisht, pa vonesë.Hetuesi policor Idriz Gashi nuk ka marrë pjesë në asnjë tubim elektoral.Si rezultat, siç kam parashikuar, rreshteri Gashi rikthehet në detyrat e tij policore”,tha Koci.
Duhet përkujtuar që Policia e Kosovës ditë më parë njoftoi për suspendimin e zyrtarit policor.
Fotografitë kinse nga pjesëmarrja në tubimin elektoral të PDK-së u publikuan nga kosovanews, ndërsa nga to më pas u morë për bazë edhe suspendimi i tij.
Madje të suspenduar në lidhje me një rast të ngjashëm janë edhe tre zyrtarë të tjerë policorë, në mesin e tyre një kolonel dhe një major.
Nga këta të fundit nuk ka pasur ndonjë reagim në lidhje me mundësinë që t’u jenë montuar fotografitë siç u raportua në rastin e Gashit.
Madje koloneli Nexhmi Krasniqi i përfshirë në tubimin elektoral të LDK-së ishte dëgjuar hapur duke bërë fushatë për partinë në fjalë./Lajmi.net/